Tek Always, ne e kuptojmë që ju doni të dini se çfarë ndodhet brenda produkteve që përdorni çdo ditë. Prandaj jemi të përkushtuar t’ju japim informacionin që ju nevojitet, që të zgjidhni produktin e duhur për veten tuaj.
Mbathjet tona Always përbëhen nga materiale të krijuara për të siguruar rehati dhe mbrojtje të shkëlqyer. Ju lutemi, lexoni më poshtë një shpjegim të plotë të përbërjes së produkteve tona dhe të funksionit që kryen secili përbërës.
1. Material si ai i të brendshmeve
Krijuar për t'ju krijuar ekzaktësisht ndjesinë e të brendshmeve.
2. Llastikët
Materiali i butë me llastikë bën të mundur që produkti të qëndrojë i palëvizshëm pas belit. Llastik pa lateks natyror (gomë).
3. Shtresa e sipërme parësore dhe dytësore
Shtresë e sipërme e butë dhe shtresë dytësore prej materialesh sintetike, të ngjashme me ato që përdoren në rroba dhe të brendshme. Këto materiale sintetike përdoren për të mundësuar kalimin e shpejtë të lëngjeve në pjesën qendrore thithëse dhe për ta mbajtur lëkurën tuaj të thatë.
4. Pjesa qendrore thithëse
Pjesë qendrore fleksibël prej celuloze thithëse. Në një format tjetër më të hollë, ky material përdoret për artikuj të ndryshëm si bustinat e çajit dhe rrobat e përditshme. Ky material thithës është përdorur në pecetat higjienike që prej viteve 1920. Pjesa qendrore fleksibël është e mbështjellë nga një shtresë e hollë sintetike për ta mbajtur të bashkuar me kokrrizat e xhelit thithës që i shtohen pjesës qendrore, për të rritur thithjen.
5. Teknologjia neutralizuese e erës
Teknologjia jonë neutralizuese e erës është një material ekskluziv, që përmban pjesë të zgjedhura me një aromë të lehtë të ngjashme me parfumin. Ajo aplikohet në pjesën e poshtme të shtresës së pjesës qendrore thithëse; pra, optimizuar për të maskuar dhe për të neutralizuar erërat e këqija në mbathje.
6. Shtresa e pasme
Shtresa e pasme kundër lagështirës përbëhet nga materiale sintetike, që e mbajnë lëngun brenda.
7. Ngjitëset
Përdoren për të siguruar që shtresat e mbathjeve të rrinë puthitur së bashku.
Keni pyetje? Ju lutemi të lexoni pyetjet e shpeshta ose na dërgoni një mesazh.
Akreditimi i Aleancës së Shëndetit të Lëkurës
Për më shumë informacion, mund të kontrolloni në internet:
Faqja e internetit të Aleancës për Shëndetin e Lëkurës - https://www.skinhealthalliance.org/
dhe videoja se kush janë/çfarë bëjnë ata: https://www.youtube.com/watch?v=NA-lr0UMxC4